Elbasani tashmë siç dihet është skuadra më aktive në këtë merkato vere/ Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede sezonin e ri do të garojë në Kategorinë e Parë. Për të qenë sa më konkurues dhe për të mos qenë vetëm vizitorë, drejtuesit kanë nisur nga puna për përforcimin e skuadrës.
Deri në këto momentet në Elbasan janë zyrtarizuar 6 futbollistë, teksa i 7-ti është shumë afër. Sipas shtypit të shkruar bëhet e ditur se bëhet fjalë për Abaz Karakaçin. Ky i fundit u largua nga Kastrioti dhe duket afër skuadrës elbasanase.
Palët kanë arritur akordin mes tyre dhe mesfushori do të ishte një vlerë e shtuar për Deden në sezonin e ri për t’i besuar edhe “çelësat” e mesfushës. Pritet që së shpejti të bëhet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje me 30-vjeçarin që më pas do të mund të vihet nën urdhrat e Dedes.
[caption id="attachment_697191" align="alignnone" width="741"] Abaz Karakaci kur luante me Kastriotin[/caption]