Elbasani është një prej ekipeve më simpatike në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede janë gjithashtu pretendentë për ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm.
Verdheblutë kanë në përbërjen e tyre lojtarë që e njohin shumë mirë Superioren, me drejtuesit që janë treguar të papërmbajtshëm sa i takon përforcimit të skuadrës. Tashmë krerët e ekipit nuk ndalen dhe vijnë me një tjetër risi.
Elbasani bëhet me dyqan zyrtar, gjë që është iniciativë e klubit. Në këtë mënyrë, Elbasani afron tifozët edhe më shumë me klubin.
View this post on Instagram