Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Elbasani nuk i ndahet vendit të parë, “Tigrat” nderohen nga penalltia

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani nuk i ndahet vendit të parë, “Tigrat” nderohen

Elbasani ka fituar me rezultatin 2 me 1 përballë Luzit në “Elbasan Arena”. “Tigrat” janë nderuar nga penalltia e pjesës së dytë, që u kthye ngë gol nga Bledar Lila. Kështu Elbasani nuk i ndahet vendit të parë, që mbahet nga Bylis me 2 pikë më shumë.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Patrik Treni për Luzin. Sulmuesi i huazuar nga Teuta, gjeti rrjetën e 8 për këtë sezon. Elbasani nuk mund të dorëzohej në shtëpinë e tij, ndërsa Leo Melo barazoi gjithçka me supergol pa mbaruar pjesa e parë.

Pjesa e dytë pa 2 penallti, të dyja në favor të Elbasanit. E para u humb në minutën e 52’ nga Ardit Hoxhaj. Në të dytën verdheblutë nuk mund të gabonin, për të marrë 3 pikë të arta që e mbajnë afër Bylisit dhe objektivit Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga