Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Elbasani gati për… Superioren, Nevil Dede "skicon" skuadrën e frikshme (FORMACIONI)

Shkruar nga NEWSPORT

Elbasani nuk vjen në Kategorinë e Parë për vizitë, kjo tashmë është e sigurtë. Ata vijnë me pretendime madhore dhe kanë hyrë në merkato bujshëm. Drejtuesit e rinj duan të rikthehen sa më parë në elitën e futbollit shqiptar dhe s’kanë ndëmrend të humbasin kohë.

Emrat në merkato janë të nivelit të lartë me gjysmën e ekipit që vjen nga Superioria. Trajneri Nevil Dede ka në duar një ekip nga ekipet më të forta në letër dhe do të garojnë direkt për dy vendet e para në renditje.

Ndryshime në çdo repart por janë ruajtur edhe disa shtylla të skuadrës së vjetër. Porta nis me të sapoardhurin Kuka i cili do të mbrojë katërkëndëshin këtë sezon. Në mbrojtje rreshtohen Idrizaj, Pere, Hida dhe Rami.

Mesfusha është e ndërthurur në mënyrë perfekte. Gava dhe Karakaçi do të kenë detyrat defansive ndërsa Edon Hasani pritet të jetë goditja “BIG” që do të ofrojë fantazinë në ekip, por duhet mposhtur konkurenca e Gjilanit. Sulmi do të përbëhet nga treshja Lleshi, Ajazi dhe Bedri Greca.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga