Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Ekuban tek Ekuban, Partizani pret zgjidhjen nga sulmuesi afrikan

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Ekuban tek Ekuban, Partizani pret zgjidhjen nga sulmuesi afrikan

Kaleb Ekuban është kthyer në një pikë referimi për Partizanin. Sulmuesi afrikan me pasaportë italiane ka realizuar 6 gola për të kuqtë, të cilët kanë rezultuar vendimtarë në arritjen e tri pikëve.

Edhe në sfidën e fundit kundër Teutës, Partizani priti zgjidhjen nga Ekuban, i cili nuk zhgënjeu dhe shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0.

Në fakt, të kuqtë nuk fitonin prej tri ndeshjes radhazi në kampionat dhe suksesi i fundit në Superligë ishte pikërisht kundër Korabit 1-0 me gol të shënuar nga Kaleb Ekuban.

Nëse sezonin e shkuar ishte Xhevahir Sukaj vendimtar për Partizanin, këtë sezon, rolin e shkodranit e ka marrë përsipër sulmuesi afrikan.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga