Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSPERIMENTE dhe DEBUTIME, Teuta-Kukësi i ofron të gjitha (FORMACIONET E MUNDSHME)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSPERIMENTE dhe DEBUTIME, Teuta-Kukësi i ofron të gjitha (FORMACIONET

Përveçse objektivave, dueli i "Niko Dovanës" mes Teutës dhe KuKësit pritet të jetë edhe një sfidë eksperimentesh, sidomos te verilindorët.

Kjo pasi tekniku Armando Cungu pritet të hedh në fushë dyshen e tij të sulmit, Reginaldo-Vasil Shkurtaj. Afrikani dhe 26 vjeçari kanë karakteristika të njëjta dhe për këtë shkak nuk janë preferuar nga Cungu.

Gjithsesi, sfida ndaj Teutës mund të vendos shumë për fatet e Kukësit këtë sezon, ku titulli është objektivi kryesor i tyre. Në krahun tjetër, Shkëmbi pritet të përgjigjet me kroatin Bushiç, i cili ka lënë pas problemet kontraktuale me Flamurtarin, duke u vënë në dispozicion të ish-mesfushorit të kombëtares.

Ndërkohë, mungesa e rëndësishme për këtë sfidë është ajo e Armando Vajushit, që e ka shtyrë debutimin e tij me fanellën e Teutës për një tjetër moment.

Formacionet  e mundshme:

Teuta:Hidi-Frashëri-Arapi-Osmani-Hakaj-Sidibe-Traore-Kallaku-Kamara-Progni-Bushiç
Kukësi: Frashëri-Maliqi-Shameti-Cuculi-Rrumbullaku-Ethemi-Dzaria-Limaj-Melo-Reginaldo-Shkurtaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga