Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Zbulohet akordi, Korabi gjen një trajner me eksperiencë për Superioren

Shkruar nga NEWSPORT

Pas një vale të madhe largimesh, te Korabi kanë nisur të mendojnë për ekipin që do t'i përfaqësojë për sezonin e ardhshëm futbollistik në Superiore. U largua stafi teknik, por nuk do të mbeten pas edhe disa lojtarë që nuk janë në planet e skuadrës, ndërsa pika më e nxehtë e momentit është gjetja dhe arritja e akordit me një trajner, i cili do të pranojë kushtet e drejtuesve për të marrë në dorëzim ndërtimin dhe funksionimin e Korabit.

[caption id="attachment_670" align="alignleft" width="300"]mergjyshi demiri Artan Mërgjyshi me Elidon Demirajn gjatë një seance stërvitore tek Apolonia[/caption]

Momentalisht alternativat mund të jenë të shumta për stolin e debutuesëve të Superiores, por më pranë nga të gjithë është Artan Mërgjyshi, i cili ka CV të pasur në Superiore me ekipe me emër si Dinamo, Besa, Kastrioti dhe Apolonia. Sezonin e fundit ai drejtoi Apoloninë, duke mos mundur ta rikthejë në elitë, ndërsa është pa kontratë.

Për këtë arsye drejtuesit e Korabit e kanë kërkuar që të ulet në pankinë tekniku tiranas, duke i besuar eksperiencës së tij. Firma në kontratë mes palëve nuk është hedhur ende, por nga burime pranë presidencës së dibranëve mësohet se ka pasur takim mes palëve dhe kanë gjetur të mesmen e përbashkët. Mbeten për t'u kristalizuar dhe disa detaje në kontratë, ndërsa firma është çështje orësh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga