
Partizani duket se po i nënshtrohet një eksodi të madh këtë merkato. Edhe pse arritën të fitonin titullim mes shumë polemikash sërish drejtuesit kanë larguar kampionët. Gjithçka nisi me largimin e Elton Marinit, më pas Giovanni Colella dhe mungon vetëm zyrtarizimi i dorëheqjes së Ilir Bozhiqit.
Deri në këto momente vetëm largime nga radhët e kampionëve. Pavarësisht se në këto ditë shumë emra lojtarësh janë përfolur për një kalim në kryeqytet sërish duket se drejtuesit po presin të konfirmojnë timonierin e ri. Me shumë gjasa “frenat” e “Demave” do t’i marrë Zoran Zekic.
Fakti që çdo trajner ka preferencat e tij bën që drejtuesit të mos arrinjë marrëveshjen me ndonjë futbollit, por krerët do të bënjë një mbledhje urgjente brenda kësaj jave. Në tavolinën e diskutimeve do të jetë emrat e lojtarëve që do të afrohen dhe ato që janë jashtë planeve të klubit. Drejtuesit synojnë të ndërtojnë një ekip të konkurues si për pjesmarrjen në Champions League ashtu edhe për sezonin e ri.
Por si fillim të gjithë janë “sy e veshë” të trajneri i ri, i cili do ta nisë menjëherë aventurën e tij te të kuqtë në “aksion” pasi Champions nuk pret.