Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Zbulohet prapaskena, UEFA dhuratë 550 mijë euro dy klubeve shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT

UEFA u ka bërë një goxha dhuratë dy klubeve shqiptare, edhe pse vendosi që të mos i lejojë të luajnë në Kupat e Europës. “Qeveria” e futbollit europian e ka shpërblyer me 340 mijë euro ekipin e Ferronikelit si kampion i kampionatit të Kosovës. Po ashtu, institucioni që drejton futbollin në Europë, i ka dhënë 210 mijë euro ekipit të Prishtinës, fituesit të Kupës së Kosovës.

UEFA është treguar dorëlëshuar në këtë rast, duke dhënë shpërblimet përkatëse financiare, por nuk ka toleruar në krahun tjetër. Dy ekipet kosovare nuk janë lejuar të luajnë në Kupat e Europës, sepse stadiumet e klubeve kosovare nuk janë licensuar nga ky institucion, pasi kanë shumë problemtika. Me fondin e marrë nga UEFA, Ferronikeli dhe Prishtina kanë mundësi të ndërhyjnë për përmirësimin e infrastrukturës, në mënyrë që sezonine ri t’i shohim në Europë.

Ferronikeli

Ferronikeli, ekipi kampion i Kosovës

Prishtina

Prishtina, fituese e Kupës së Kosovës

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga