Vllaznia tashmë ka filluar të hedh sytë nga merkato pas emërimit të Migen Memellit në krye të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Në Shkodër kanë filluar largimet e para. Bëhet fjalë për sulmuesin Kaina që u prezantu tek Tirana.
Tashmë kuqeblutë kanë hedhur sytë për rinovimin e kontratave me disa futbollistë që u ka përfunduar kontrata. Dhe për këtë emërimi i Memllit pritet të bëjë zgjidhjet e tij.
Përpos kësaj te Vllaznia kanë hedhur sytë edhe nga merkato e verës. Burime të besueshme pranë klubit të Vllaznisë bëjnë me dije për Neësport se objektivi i parë në merkato është kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi.
Taipi ishte një nga futbollistët më protagonistë të këtij kampionatit ku ka zhvilluar të gjith ndeshjet me Kukësin ku ka arritur të shënojë 5 gola dhje të asistojë 7 herë. 30-vjeçari ka ende një vity kontratë me verilindorët.