Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ “U shkarkova në dhomat e zhveshjes”, Orges Shehi i habitur: Ç’është ky pezullim?! Ju tregoj kontratën time me Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ “U shkarkova në dhomat e zhveshjes”, Orges Shehi i

Tirana i ka befasuar të gjithë me komunikatën e fundit ku bën me dije se nuk e ka shkarkuar, por e ka pezulluar trajnerin Orges Shehi. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, nënkampionët njoftonin se durrsaku do të jetë në kontratë deri në fund të këtij edicioni futbollistik. Një rast që meriton vëmendjen më të madhe, që siç duket ka habitur edhe trajnerin Orges Shehi.

Newsport.al kontaktoi teknikun durrsak, që shkurtimisht tregoi atë që kishte ndodhur sot në kryeqytet. Ai tregoi se kishte shkuar në seancën e radhës stërvitore sikurse ishte programuar, ishte bërë gati për të stërvitur lojtarët, por aty ishte njoftuar nga drejtori Tefik Osmani se presidenca kishte vendosur ta shkarkonte.

“Situata është shumë e thjeshtë. Unë sot isha në stërvitje te Tirana. U ndërrova, u bëra gati dhe aty në dhomat e zhveshjes, vjen drejtori i cili më tha që jam shkarkuar. E pranova vendimin sepse profesioni ynë i ka këto gjëra, por ia kërkova dhe me shkrim. Ma sollën edhe me shkrim që isha shkarkuar dhe dola jashtë të takoja lojtarët. U përshëndeta me ta dhe vijova punën time”, tregon fillimisht ai duke u ndalur më pas te deklarata e klubit të Tiranës.

Unë jam habitur nga ajo komunikatë. Unë nuk mund të futem në fushën e juriprudencës për të kuptuar termat juridikë të përdorur nga Tirana. Por, sot mua më njoftuan me gojë dhe me shkrim që isha i shkarkuar”, shton më tej ai.

Në fund tregon kontratën me Tiranën: “Kam pas firmosur një kontratë me Tiranën deri në datën 31 maj. Nuk ka pasur asnjë lloj kushti për pezullim pasi unë nuk jam subjekt i thyerjes së Disiplinës apo Etikës Sportive”, shprehet i habitur Shehi që nuk mjaftohet me kaq, por i jep fund të gjithë zërave të përfolur.

Jam Orges Shehi dhe do të respektoja deri në fund kontratën me Tiranën. Asgjë çfarë thuhet dhe shkruhet nuk është e vërtetë. Nuk kam as parakontratë dhe asnjë marrëveshje paraprake me asnjë klub në Shqipëri apo jashtë vendit”, përfundoi ai për Newsport.al.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga