Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ U rikthye në Shqipëri dhe fitoi kuqezinjtë, 3 lojtarë të Tiranës ftohen nga Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ U rikthye në Shqipëri dhe fitoi kuqezinjtë, 3

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në datën 26 tetor kundër Arabisë Saudite, ndeshje e vlefshme si miqësore. Një datë jo e lirë dhe jo e caktuar nga FIFA, megjithatë Federata Shqiptare e Futbollit po punon intensivisht që të ketë në dispozicion shumë lojtarë. Kësisoj ata do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre. Këtë herë stafi teknik i kuqezinjve ka kthyer sytë nga Superliga.

Burime të besueshme pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije për Newsport.al që te klubi i Tiranës kanë mbërritur tre ftesa. Bëhet fjalë për Sherif Kallakun, Ardit Deliun dhe Redon Xhixhën. Të tre lojtarët kanë zhvilluar performanca pozitive dhe në 26 tetor do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre. Ndërkaq në listë pritje është dhe Marsel Ismajlgeci.

Rikthimi i Deliut në Shqipëri duket se ka qenë fatsjellës për të. Tashmë ai ka mundësinë të tregojë vlerat e tij me fanelën kuqezi, sikurse Xhixha që e vesh për herë të parë. Ndërsa Kallaku ka qenë edhe më parë i ftuar nga Kombëtarja jonë. Te kampionët e Shqipërisë, Redon Xhixha është lojtari që ka bërë diferencën duke shënuar 10 gola në 7 ndeshje. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga