Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ U largua nga kombëtarja shqiptare, Tramezzani kërkon të marrë trajnerin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Ekskluzive/ U largua nga kombëtarja shqiptare, Tramezzani kërkon

Paolo Tramezzani u largua nga kombëtarja shqiptare për të marrë drejtimin e Luganos. Italiani ishte ndihmës i teknikut të kuqezinjve, Gianni de Biasi. Por, tashmë ka zgjedhur të drejtojë Luganon në Zvicër. Para disa ditësh newsport.al raportoi që ai kishte qenë pranë stolit të Partizanit sezonin e kaluar, por në fund kishte vendosur t'i qëndronte besnik FSHF-së dhe De Biasit. Në këtë mënyrë drejtuesit e kuq ishin detyruar të afronin në skuadër Andrea Agostinelin.

Por, së fundmi për newsport.al bëhet e ditur nga ish-drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi që Tramezzani ka në plane për të marrë te Lugano  trajnerin e portierëve të të kuqve, Mario Capece. Dervishi ka zbuluar për newsport.al që ka qenë Tramezzani ai që e ka sjellë Capeçen te 15 herë kampionët e vendit, por tashmë dëshiron ta ketë ndihmës të tij si tekniku i portierëve te Lugano.

"Tramezzani ka në plan për të marrë trajnerin e portierëve të Partizanit. Me fjalën e tij, unë e solla Capecen te Partizani, pasi gjasat ishin që ai të ishte trajneri i skuadrës. Por, ai ndryshoi mendim në momentin e fundit dhe më pas u detyruam të merrnim Andrea Agostinelin", ka përfunduar Dritan Dervishi për newsport.al.

[gallery columns="1" size="full" ids="71458"]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga