
Superkupa Partizani – Egnatia është qendra kryesoje e futbollit shqiptar këtë javë. Nesër në ‘Air Albania’ në orën 19:00 kampionët e Superiores dhe fituesit e Kupës do të duelojnë për të kurorëzuar fituesin e Superkupës së Shqipërisë.
Sektori i Gjykimit pranë FSHF e ka vlerësuar maksimalisht këtë sfidë teksa kanë emëruar më të mirin për të vendosur drejtësi. Enea Jorgji, i cili u shpall së fundmi ‘Arbitri më i Mirë për vitin 2023’, do të jetë bilbili kryesor në ‘Air Albania’. Elbasanasi do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj, ndërsa i katërt do të jetë Florjan Lata. Në dhomën e VAR do të ulet Kreshnik Barjamaj i asistuar nga Emanuela Rusta.
Arbitër kryesor: Enea Jorgji (Elbasan)
Asistent 1: Denis Rexha (Tiranë)
Asistent 2: Ridiger Çokaj (Lezhë)
Arbitër i 4: Florjan Lata (Durrës)
VAR: Kreshnik Barjamaj (Tiranë)
AVAR: Emanuela Rusta (Elbasan)