Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Trajneri Tetova? Musta pas largimit nga Egnatia: Asnjë peng, kam marrëdhënie korrekte me presidentin Demrozi

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Trajneri Tetova? Musta pas largimit nga Egnatia: Asnjë peng,

 

Dje në mbrëmje Egnatia zyrtarizoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Emiljano Mustën, ndërsa përflitej për përçarje me trajnerin Tetova. Newsport.al ka kontaktuar me mbrojtësin e majtë, duke mësuar se largimi ishte i planifikuar prej kohësh për arsye familjare.

Në prononcimin për Newsport.al, ai flet për “divorcin” me klubin rrogozhinas për herë të parë. Musta tregon ndër të tjera se ka marrëdhënie korrekte me presidentin Demrozi, ndërsa e ardhmja mbetet të vendoset.

Largim i papritur. Keni ndonjë peng?

"Largimi im nuk ishte i papritur pasi ishte i planifikuar prej kohësh dhe arsyeja e largimit ëshë për çështje familjare.

Nuk kam asnjë peng për sa i përket periudhës te Egnatia. Pasi emri im është gdhendur me gërma të arta në historinë e klubit, duke i dhënë trofeun e parë në histori e duke u kualifikuar për herë të parë në histori në kompeticione europiane. Duke qenë një ndër protagonistët kryesorë në skuadër. Jam shumë i lumtur për çfarë kam arritur me atë ekip dhe ishte një eksperiencë mjaft pozitive dhe e bukur.”

Përflitet për mosmarrëveshje me trajnerin Tetova. Çfarë ndodhi me të vërtetë?

“Për sa i perket mosmarreveshjeve  me trajnerin mund t’ju them që kam pasur një marëdhënie mjaft korrekte me zotin Demrozi dhe respekt të ndërsjellë.”

Një nga mbrojtësit e majtë më me eksperiencë në Shqipëri. Ku pritet të jetë e ardhmja juaj?

“Për sa i përket të ardhmes sime, do ta vendos me qetësi pas festave të fundvitit.”/Emanuel Loci/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga