Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ “Tirana favorit për titullin prej stadiumit dhe tifozëve”, Erbim Fagu: I gatshëm të jem trajneri i bardhebluve

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ “Tirana favorit për titullin prej stadiumit dhe

Erbim Fagu është emri i lakuar së fundmi për të qenë traneri i Tiranës. Bardheblutë, që prej largimit të Shehit, kanë emëruar Julian Ahmatajn si trajner të përkohshëm. Por, janari duket se do të jetë revolucionar në kryeqytet dhe e gjitha do të nisë nga pankina.

Drejtuesit po mendojnë për alternativat dhe Fagu duket më favoriti. Në një intervistë eksluzive për Newsport.al ai zbulon gatishmërinë e tij për të marrë drejtimin e bardhebluve teksa më parë ka qenë pjesë e stafit të Shehit. Ndër të tjera, Fagu mendon se Tirana është favoritë për titullin kampion pasi Final Four do të luhet në ‘Air Albania’ dhe bardheblutë do të kenë favorizimin prej tifozërisë.

Superiorja mbyll dy fazat e para, si ju është dukur deri tani?

-Kategoria Superiore në dy fazat e para ka dhuruar ndeshje të bukura, por shpesh herë dhe surpriza. Diferenca midis ekipeve është shumë e vogël, por gjithsesi ekipet që janë lart në klasifikim kanë diçka më tepër se ekipet e tjera në kualitet, por edhe në mënyrën si luajnë.

Formati ‘Final Four’ ka bër ‘lëmsh’ klubet, kush ju duket më favorit drejt titullit?

-Është e vërtetë që mbase klubet janë bërë ''lëmsh'', por kjo është diçka që ndodh gjithmon kur ndryshohen formatet. Mendoj që klubet tashmë janë futur në rrjedhën e kësaj formule. Të japësh një favorit në këtë periudhë të kampionatit është shumë e vështirë. Gjithsesi mendoj që titulli do vendoset midis Tiranës, Egnatias dhe Partizanit, ku favorite mendoj që është Tirana duke parë që ndeshjet do luhen në ‘Air Albania’ dhe do kenë një ndihmë më shumë nga tifozëria e shumtë që kanë.

Kalimi i Orges Shehit nga Tirana te Partizani, komenti juaj?

-Unë me Gesin kam luajtur dhe punuar së fundmi te Tirana. Ai është një profesionist dhe në botën e tranjerëve, por dhe të futbollistëve kjo lëvizje midis ekipesh rivale nuk është as e para, as e fundit. Sigurisht për tifozat nuk lë shije të mirë kjo gjë, por që ky është profesionalizmi në futboll.

Si e shihni Tiranën, pse bardheblutë nuk po ngrejnë kokë?

-Përsa i perkët Tiranës është pak e vështirë që të japësh një koment pse ato nuk po ngrejnë kokë. Ne që jemi nga jashtë nuk mund të hamendësojmë për gjëra që mbase nuk janë ashtu siç duken. Unë mund të them që Tirana ka një skuadër shumë të fortë, por kur gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet besimi tek lojtaret bie.

Emri juaj është përfolur për të marrë drejtimin e Tiranës, a është gati Erbim Fagu për debutimin me ‘BIG-ët’?

-Sigurisht që përfolja ime për të marrë drejtimin e Tiranës më bën të ndihem i lumtur, pasi Tirana është klub i madh dhe nuk është pak për mua. Nëse diçka e tillë do të realizohej, patjetër që do të isha i gatshëm, në fund të fundit kush do ta refuzonte Tiranën.

//Gledi Fejza

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga