Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Teuta përforcon prapavijën, mbrojtësi del në stërvitje me Teutën

Shkruar nga NEWSPORT

Teuta gjen më në fund mbrojtësin e ri. Pas largimit të Selmanit, kampionët në fuqi kanë hasur jo pak vështirësi në këtë repart dhe kanë zhvendosur Aleksin duke e larguar nga pozicioni i tij në mesfushë për të luajtur në qendër të mbrojtjes.

Harallamb Qaqi është afrimi më i fundit i Teutës në këtë merkato janari dhe Newsport.al mëson se mbrojtësi do të bashkohet sot me skuadrën në stërvitje që do të zhvillohet paraditen e sotme. 28-vjeçari në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Drenicës në Kosovë, ndërsa tani do të rikthehet në Superligën shqiptare.

Qaqi e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar pasi në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Laçi, Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu, kurse tani do të veshë fanellën e Teutës dhe orët në vijim do të bëhet zyrtarizimi nga kampionët në fuqi.

Qaqi kur ishte pjesë e Kukësit.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga