Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Talenti kuqezi nesët takim me klubin europian, Superliga nis të boshatiset

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Talenti kuqezi nesët takim me klubin europian, Superliga nis

Futbolli shqiptar është duke proshur vit pas viti lojtarë të talentuar, që të ardhmen padyshim e kanë në Europë. I tillë është rasti I Arbër Mehmetllarit, djaloshit 20 vjeçar që prej gushtit të 2018 është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit. I dalë nga moshat e Akademisë së Futbollit, Mehmetllari ka luajtur për Rudes dhe klubin e tij në Kroaci, ndërsa edicionin e fundit ishte I huazuar te Luftëtari në Superligë, ku shënoi edhe 2 gola në 14 takime.

Qysh prej janarit 2020 kur u bashkua me gjirokastritët, sulmuesi ka treguar se mbart vlera dhe cilësi në këmbët e tij. Newsport.al mëson se nesër (e diel), Mehmetllari ka takim kokë më kokë me dejtuesit e Lokomotivës së Zagrebit, për të mësuar nëse do vijojë të marrë minuta te klubi kroat apo do t'I jepet mundësia e huazimit në klube të tjera.

Kontrata e 20 vjeçarit me kroatët skadon në 15 qershor 2024, me shtatëlartin që është pjesë e "kolonisë" shqiptare te klubi kroat. Kujtojmë se lojtari është pjesë e Kombëtares sonë U20 dhe ishte grumbulluar në "zborin" që trajneri Edi Reja kishte programuar, por që u shty prej pandemisë. /Stavro Anesti Dhimitri/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga