Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Skënderbeut i zbriten 6 pikë nga DISIPLINA, Teuta FITON ndeshjen në tavolinë

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Skënderbeut i zbriten 6 pikë nga DISIPLINA, Teuta FITON

Javën e shkuar, newsport.al raportoi ekskluzivisht skandalin e ndodhur në ndeshjen e Superligës mes Skënderbeut U-19 dhe Teutës U-19, ku korçarët fituan 2-0, por me lojtar të pafederuar në fushën e blertë. Kjo çështje përfundoi në dosjet e Komisionit të Disiplinës për t'u shqyrtuar dhe sot pritet të dalë vendimi.

Newsport.al ka mësuar ekskluzivisht nga burime të sigurta pranë klubit korçar se Skënderbeu do të dënohet nga Komisioni i Disiplinës (vendimi del sot ose nesër). Bardhekuqve 19-vjeçarë do t'u zbriten 6 pikë nga klasifikimi dhe Teuta do të fitojë ndeshjen në tavolinë 3-0. Kujtojmë që ajo ndeshje ishte e vlefshme për javën e gjashtë.

Pas këtij dënimi, Skënderbeu zbret në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Teuta ngjitet në vendin e 8-të në të njëjtën kuotë pikësh me korçarët.

LAJMI I PUBLIKUAR NGA NEWSPORT.AL:

[embed]http://newsport.al/2017/11/ekskluzive-skandal-ne-durres-skenderbeu-fitoi-lojtar-te-pafederuar/[/embed]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga