
Andrea Agostineli nuk do të jetë më trajner i Skënderbeut. Burime për newsport.al pranë klubit korçar bëjnë me dije që tekniku italian është larguar nga kampionët. Detaje të tjera nuk bëhen të ditura, por ajo që është e sigurt është që Agostineli nuk do të jetë më në krye të Skënderbeut për 2 fazat e ardhshme. Ndërkohë që po të njëjtat burime bëjnë me dije që 59-vjeçari është larguar drejt familjes për festat e fundvitit, por nuk do të kthehet më në Shqipëri.
Andrea Agostineli erdhi te Skënderbeu në këtë merkato verore. Nën drejtimin e tij ekipi korçar nuk arriti t'i mbyllte 2 fazat e para në vendin e 3-të. Por, përveç kësaj, ajo që bardhekuqtë kanë dhënë në fushën e blertë nuk i ka lënë shije të mirë drejtuesve. Tashmë priten ditët në vazhdim për të mësuar se cili do ta zëvendësojë Agostinelin në stolin korçar për 2 fazat e ardhshme.