Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Situatë e nderë te PARTIZANI, lojtarët e kuq përplasen me njërin-tjetrin në dhomat e zhveshjes (Ç'KA NDODHUR NË DURRËS)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Situatë e nderë te PARTIZANI, lojtarët e kuq

Situata te Partizani s'është aspak e qetë. Pas humbjes në derbi (1-2) dhe largimit të Franco Lerdës, ka ardhur tjetër rezultat negativ në Durrës. Kampionët u mposhtën 1-0 nga "Djemtë e Detit", ndërsa gjithçka është mjaft e zymtë.

Newsport.al ka mësuar se pas pjesës së parë, në "Niko Dovana" ka pasur një debat të ashpër mes lojtarëve ku në qendër të kritikave ka qenë braziliani William Cordeiro. Mesfushorit të të kuqve i është kërkuar llogari nga Telushi dhe Belica për topat e humbur. Edhe pse në këmbë qëndronte trajneri provizor Renaldo Kalari, si mesfushori vlonjat ashtu edhe qendërmbrojtësi i janë "hakërryer" 26-vjeçarit. Ky i fundit s'ka reaguar duke akumuluar gjithçka.

Tensioni në pjesën e dytë u pa dukshëm, aq sa nervat se mbajtën më duke dalë me karton të kuq pas grushtave me Arbër Beqjan. Tashmë gjithçka mbetet në duart e drejtuesve të kuq që me siguri do të marrin masa për situatën e krijuar në skuadër. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga