Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Shkëlqeu te U-21, ish-lojtari i Tiranës i jep fund aventurës në Krujë

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Shkëlqeu te U-21, ish-lojtari i Tiranës i jep fund

Realf Zhivanaj është larguar nga Kastrioti. Burime të besueshme pranë klubit krutan bëjnë me dije për Newsport.al që qendërmbrojtësi i njohur ka preferuar t'i japë fund aventurës disa mujore.

Mungesat e hapësirave në formacionin e parë kanë bindur shtatlartin që të kërkojë fundin e bashkëpunimit duke gjetur në këtë mënyrë dakortësinë me krutanët.

Paraqitjet fantastike te Kastrioti U-21 ranë në sy, megjithatë as kjo nuk e bindi Ramadan Ndreun t'i japë disa minuta në ekipin e parë ish-lojtarit të Tiranës. Tanimë ai është futbollist i lirë dhe pritet me interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga