Andri Hadroj është padiksutim një prej lojtarëve më të spikatur që partizani ka në gjirin e tij. Për mbrojtësin ka oferta nga Turqia, teksa me shumë gjasa po luan ndeshjet e fundit me demat në kompeticionet europiane.
Drejtuesit nuk kanë qëndruar duarkryq pasi kanë gjetur edhe zëvendësuesin e Hadrojt, në rast të një largimi të mbrojtësit. “Newsport.al” ka mësuar ekskluzivisht se drejtusit kanë “peshkuar” jashtë Shqipërie. Bëhet fjalë për Todo Todoroski.
24-vjeçari mbylli sezonin me Sumgayit në Azerbajxhan, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024. Nuk dihet ende si cila është marrëveshja mes palëve, por mbrojtësi i majtë do të marrë vendin e lojtarit të kombëtares shqiptare.
Todoroski në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Vardari, Osijek, Radnicki apo SKF Sered.
[caption id="attachment_702307" align="alignnone" width="1200"] Todor Todoroski/ © Credits kurir.com[/caption]