Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ “Rrufe" në qiell të hapur, Bledi Shkëmbi shkarkohet nga Teuta

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ “Rrufe" në qiell të hapur, Bledi Shkëmbi

Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Teutës. Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që tekniku korçar është shkarkuar nga pankina e durrsakëve. Mungesa e rezultateve ka bërë që aventura e tij në krye të Teutës të zgjasë vetëm disa javë.

Vendi i fundit në Kategorinë Superiore ka lënë shije negative te drejtuesit që në këtë pauzë të kampionatit prej Botërorit, kanë zgjedhur të largojnë trajnerin. Tanimë pritet me interes se kush do të jetë zëvendësuesi i tij. Fakt është se Shkëmbi nuk është më në krye të Teutës.

Hera e dytë kjo për korçarin që largohet nga drejtimi i “Djemve të Detit”. Kujtojmë që Teuta ndodhet në vendin e fundit të Superiores me vetëm 8 pikë. Qëndrimi në Superiore është objekti kryesor i klubit dhe në këto kushte drejtuesit do të mendohen mirë në emrin e ri që do të zëvendësojë ish-mesfushorin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga