Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi special i Redon XHIXHËS, sulmuesi "zhvishet" nga komplekset: E kuqja është për femrat, faleminderit Tirana ime (INTERVISTA)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Rrëfimi special i Redon XHIXHËS, sulmuesi

 U largua nga Tirana, por me kokën pas. Kontribuoi në klubin më të titulluar në Shqipëri duke shënuar gola të rëndësishëm. Provoi emocionet e derbit dhe madje mposhti i vetëm Partizanin. Tashmë puna e tij u shpërblye duke u transferuar në një klub të madh si Qarabag.

Redon Xhixha, benjamini i tifozëve bardheblu ka dhënë një interviste speciale për Newsport.al. Ndryshe nga herët e tjera, flet për gjithçka duke prekur dhe jetën sentimentale. Kërkon të jetë me këmbë në tokë, sikurse ishte edhe në fushë.

Hapat do t’i bëjë një nga një. Nuk mund të lërë pa përmendur edhe tifozët e Tiranës, që i cilëson si më të mirët në vend. Ka një thirrje për lojtarët e akademisë, ndërsa nuk mohon dëshirën e ftesës nga Kombëtarja. Këto e shumë të tjera, mund t’i mësoni në intervistën e mëposhtme.

- Redon një aventurë që mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme. Si ishin për ty këto vite te Tirana?

Në një vit e gjysmë te Tirana jam ndjerë si në shtëpinë time dhe falënderoj shumë klubin e Tironës për çdo gjë që ka bërë për mua.

- Cili ka qenë momenti më i bukur?

Momenti më i bukur ka qenë fitimi i titullit kampion.

- Po më i vështiri?

Në Europë kishim mundësi për të shkuar më larg.

- Fillimet e tua kanë qenë të veçanta. Familja donte të bëheshe piktor, por ti zgjodhe futbollin. Sa e preferuar është e kuqja për ty?

(Qesh) Të them të drejtën, familja, veçanërisht babi doja që të bëhesha piktor. Pëlqente artin. Por, unë zgjodha të ndjek zemrën, të jem pjesë e futbollit. Sa i përket ngjyrës së kuqe, nuk e përdorja shumë kur pikturoja. Si çun, përdorja ngjyrën blu.

- Ke luajtur dhe me Laçin. Cili është goli më i veçantë në karrierën tuaj?

Çdo gol për mua është i veçantë. Kur sheh tifozët të festojnë, çdo gol është i veçantë. Mund të veçoj derbin e fundit me Partizanin, kur realizova golin e dytë.

- Shumë minuta në fushë, shumë emocione brenda dhe jashtë saj. Si është të luash me Tiranën?

Të luash me Tiranën, është kënaqësi në radhë të parë. Sigurisht është nder dhe privilegj të veshësh këtë fanelë. Është ekipi me më shumë trofe në Shqipëri. Realisht jam i gëzuar që kam qenë pjesë e Tiranës.

- Flasim pak për jetën sentimentale. Single apo i lidhur?

Single!

- Brune apo bionde?

Brune!

- Një teknik si ty padyshim driblon bukur dhe jashtë fushe... Na përshkruaj pak Xhixhën në një club të kryeqytetit!

(Qesh) Unë nuk jam tip që dilja shumë, nuk lëvizja shumë. Ka raste dhe që dalim. Megjithatë nuk dua të përgjigjem më shumë.

- Miku më i mirë te Tirana?

Të gjithë padyshim. Veçoj Deliun dhe Ismajlgecin.

- Po më trazovaci?

Nuk di të them. Kanë ikur trazovacët.

- Trajneri që ka lënë më shumë përshtypje pozitive te ty?

Padyshim, profesor Shehi. Është numri një, pastaj vijnë të tjerët.

- Drejtori Osmani ishte dikur një mbrojtës i mirë. Sa e vështirë ka qenë për të në postin drejtues të “markonte” largimin tuaj?

Këtë pyetje duhet t’ia bëni drejtorit se sa e vështirë ka qenë të më ndalte mua.

- Qarabag një skuadër me të cilën ka luajtur një tjetër ish bardheblu. A keni folur me Ansi Agollin?

Jo, nuk kam pasur kontakt. Por, do të flas në ditët në vazhdim.

- A largohesh me një pishman nga Tirana?

Nuk kam ndonjë pishman. Do të më mungojë, qyteti, jeta dhe tifozët. Pishman nuk kam. E lë si kampione dhe në vend të parë. Shpresoj të ngrejë trofeun e radhës në muajin maj.

- Qarabag një ekip me emër që luan në arenën europiane. Cila skuadër është ëndrra juaj?

Po tani… T’i marrim hapat një nga një. Të vazhdojmë këtu dhe më pas të shohim se ç’do të rezervojë jeta.

- Kalimi te Qarabag, me siguri do iu sigurojë dhe një vend në Kombëtare. Çfarë mendoni?

Unë do të punoj fort për të kontribuar për Qarabag dhe sigurisht ftesa në Kombëtare është gjithmonë kënaqësi. Do ta mirëpres nëse do të më vijë sërish.

- Një mesazh për tifozët e Tiranës?

Padyshim janë tifozëria më e mirë në Shqipëri. Edhe realisht do të më mungojnë shumë.

- Nëse një ditë rikthehesh në Shqipëri, a do të pranoje një ofertë të majme të Partizanit?

Futbollit nuk i dihet. Nuk e mendoj, por me gjasë nuk do ta pranoja.

- Diçka të fundit?

Kam një thirrje për gjithë vogëlushët që një ditë ëndërrojnë të jenë pjesë e rëndësishme e fushës së blertë. Tirana është markë e klubit shqiptar, është skuadra që të katapulton në Kombëtare dhe në skuadra të rëndësishme europiane. Bëni zgjedhjen e zgjuar. Gjithashtu i them lojtarëve të akademisë, se kjo skuadër që keni zgjedhur është trampolina më e sigurtë drejt Europës. /Gledi Fejza/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga