Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Qeveria presion Klubeve të FUTBOLLIT, u çon tatimet për kontroll, ekzekutivi ndërhyn në garën DUKA-FINO (LISTA E KLUBEVE QE KONTROLLOHEN)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Qeveria presion Klubeve të FUTBOLLIT, u çon tatimet

Qeveria fillon luftën për të marrë nën kontroll Federatën Shqiptare të Futbollit. Pas shpalljes zyrtarisht të dy kandidatëve, Armando Duka që aktualisht mban postin e kreut të FSHF-së, dhe Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste që pritet të shpallë sot kandidaturën, aksioni politik për të marrë kontrollin mbi futbollin po thellohet.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nxjerrë një urdhër për kontroll tatimor të klubeve të futbollit, pikërisht tani, kur janë shpallur zgjedhjet për presidentin e FSHF-së, duke e menduar këtë ndoshta si një mjet presioni për presidentët e këtyre klubeve që do të votojnë në 7 shkurt presidentin e ardhshëm.

Në urdhërin e kontrollit, sipas dokumentit të siguruar ekskluzivisht nga newsbomb.al dhe newsport.al, specifikohet se kontrolli do të kryhet nga data 22 janar 2018 deri në datën 7 shkurt 2018, pikërisht ditën e zgjedhjeve në FSHF.

Duket qartazi se një kontroll i tillë, mund të ishte bërë shumë kohë më parë, për të mos ndikuar në garën e nisur tashmë për të marrë qeverisjen e futbollit për katër vitet e ardhshme.

Në listë përfshihen klubet:

  • KF Burreli sh.p.k
  • Klubi i Futbollit "Teuta"
  • Futboll Club "Besa"
  • Klubi i Futbollit Luz i Vogël 2008
  • Minifutboll FS Teuta
  • Klubi i Futbollit "Turbina"
  • Klub Futbolli "Shkumbini"
  • Shoqata e Futbollit "Pepa"
  • Klubi i Futbollit "Sopoti" sh.a
  • KF "Apollonia" sh.a.
  • Klubi i Futbollit "Albpetrol"
  • Klub Futbolli "Luftëtari"
  • Klub Futbolli "Lushnja 1930"
  • Futboll Klub "Tepelena"
  • KF Luftëtari
  • Klubi i futbollit "Skënderbeu"
  • Klubi i Futbollit "Besëlidhja"
  • Klubi i futbollit "Adriatiku" Mamurras
  • Klubi i Futbollit "Laçi"
  • Shoqata e Futbollit "Besëlidhja"
  • Shoqata e Futbollit "FK Shënkolli Lezhë"
  • Klubi i futbollit "Butrinti"
  • K.F Delvina
  • Klubi i Futbollit "Vllaznia"
  • Partizani sh.a

Poll

Lexo gjithashtu