Egnatia dhe Tirana përballen sot në orën 13:30, sfidë kjo e vlefshme për javën e 18 të Superiores. Newsport.al mëson se kryesori i supersfidës në Rrogozhinë do të jetë Eldorjan Hamiti, ndërsa asistentë Rejdi Zajimi dhe Jetmir Podgorica.
Arbitër i katërt është Ditmir Grimci, ndërsa në VAR asiston Indrit Myrtja dhe AVAR Enea Jorgji. Kujtojmë se Eldorjan Hamiti nuk ka gjykuar asnjëherë një përballje mes dy skuadrave.
Kjo do jetë sfida e tij e parë, ndërsa ka mjaft interes pasi ndeshen vendi i parë dhe i katërt në Superiore. Bardheblutë kërkojnë të ngushtojnë diferencën, ndërsa ndodhen 14 pikë prapa rrogozhinasve.