Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Partizani “shënjestron” para derbit trajnerin e ri në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Partizani “shënjestron” para derbit trajnerin e ri

Partizani do të luajë të enjten e ardhshme në derbi kundër Tiranës, në kuadër të javës së gjashtë të Superiores. Ende janë pa trajner dhe në shtyp ka shumë aludime rreth trajnerit të ri të të kuqve. Orges Shehi ka qenë mjaft i përfolur, megjithatë në klubin e kuq duan t’i besojnë sërish të huajve.

Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që presidenti Gaz Demi ka kërkuar të ketë në krye të stafit teknik, Fatih Tekke. Turku, dikur mjaft i njohur si lojtar i përfaqësueses turke mund të marrë drejtimin e kampionëve të Shqipërisë. Palët janë në bisedime paraprake dhe ende nuk ka asgjë zyrtare. Por, duhet theksuar se 46-vjeçari është dëshira e madhe e kryeqytetasve.

Ndërkohë, kandidat mbetet edhe Miroslav Bojko, i cili ka qenë më parë ndihmës i Zoran Zekiç. Kroati do të gjente gati gjithçka nëse do të vinte, pasi te Partizani kanë qëndruar bashkëpunëtorët e trajnerit të larguar. Megjithatë vlen të theksohet se drejtuesit e kuq duan në skuadrën e tyre Fatih Tekke.

Ai ka një karrierë të pasur në Turqi, teksa ka drejtuar skuadra si Kayseri Erciyesspor, Boluspor, Manisaspor, Bursaspor, Denizilispor dhe Instanbulspor. Ndërkohë si futbollist ka qenë mjaft i njohur veçanërisht me fanelën e përfaqësues turke.

Poll

Lexo gjithashtu