
Është 26 vjeç dhe këtë sezon ka shkëlqyer me Devollin në Kategorinë e Parë. Klejdi Rapo, korçari I rritur në Akademinë e Skënderbeut ka tre oferta konkrete. Menaxheri dhe vetë lojtari konfirmojnë për Neësport.al se veç Partizanit edhe dy klube të Superligës shqiptare janë në garë për shërbimet e mesfushorit.
I njohur për grintën në fushë dhe dëshirën për të dhënë më të mirën, Rapo zhvilloi 26 takime në sezonin që lamë pas, ose 2232 minuta. Lojtari gjeti 5 herë rrugën e rrjetës, ndërsa u ndëshkuar vetëm dy herë me karton të verdhë. Menaxheri I lojtarit ka konfirmuar interesin e Partizanit, ndërsa shprehet se nëse Pandemia nuk do mbyllte gjithçka, Rapo tanimë do ishte lojtar I një ekipi në Ligën e Dytë greke. Emri I klubit grek nuk bëhet me dije, por gjithçka për të ardhmen e korçarit do vendoset në ditët në vijim.
"Përveç Partizanit, edhe dy klube të tjera nga Superliga kanë shfaqur interes për Rapon. Jemi në bisedime për një ofertë konkrete nga një ekip I Superligës 2 në Greqi. Në rast se nuk do ekzistonte Pandemia, Rapo do ishte zyrtarisht lojtar I këtij ekipi në Greqi. Ende nuk ka asgjë zyrtare, do shohim në ditët në vijim", shprehet Ardi Gjançi që menaxhon mesfushorin 26 vjeçar. /Stavro Anesti Dhimitri/