Atdhe Nuhiu
Kosova do të luajë me Turqinë pas pak për ndeshjen finale të play-off në kuadër të kualifikimit të Kupës së Botës.
Pak para nisjes së takimit ka folur në një prononcim për mediat dhe ish-sulmuesi dhe momentalisht ndihmësi i trajnerit Franco Foda, Atdhe Nuhiu.
“Së pari faleminderit për fjalët. Jam krenar për Kosovën dhe që jam këtu. Sa i përket formacionit, të gjithë janë gati. Emocione kemi të gjithë. Pas lojës me Zvicrën kemi humbur pak, por Foda ia ka rikthyer besimit popullit. Kështu që çfarë do që të ndodhë, fakti si i kemi bërë të ndihen tifozët mjafton për ne", është deklaruar Nuhiu.
Poll
