Kukësi ka nisur fazën përgatitore në Maribor të Sllovenisë. Përpos miqësores, e cila është barazuar nga verilindorët me gola të Dvornekovic dhe Husinec, në skuadër kanë ardhur dhe dy prurje që janë në provë.
[caption id="attachment_3891" align="alignleft" width="300"] Eduard Husinec[/caption]
Eduard Husinec i datëlindjes 10 maj 1993, me kombësi kroate, është ish-futbollist i Lokomtivës së Zagrebit, ndërsa ka luajtur në sezonin e fundit me NK Lucko në Ligën e Dytë të futbollit kroat. Ai është i gjatë 1.89 metër dhe luan vetëm në pozicionin e qendërmbrojtësit. Lojtari i është bashkangjitur Kukësit dhe është në provë, teksa ka debutuar me gol.
[caption id="attachment_3892" align="alignright" width="213"] Sven Jajcinovic[/caption]
Sven Jajcinovic është lojtari tjetër që u pa në miqësoren e Kukësit me NK Celje. Ai luan në pozicionin e mesfushorit të avancuar, pra fantazist. Është i datëlindjes 4 prill 1993, ka shënuar 3 gola në sezonin e fundit në Ligën e Dytë të futbollit kroat me Hrvatski Dragovoljac. Ndërsa ka luajtur si titullar në 30 takime me këtë ekip, nga i cili ka dalë dhe është rritur.
[caption id="attachment_3893" align="alignleft" width="300"] Kristijan Kahlina[/caption]
Veç këtyre dy lojtarëve, Kukësi pritet që të firmosë edhe me një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për një portier që gjithashtu është kroat. Kristijan Kahlina, i datëlindjes 24 korrik 1992. Sezonin e fundit ka luajtur në 11 takime me NK Coper në Slloveni. Ndërsa është "prodhim" i Dinamos së Zagrebit.