Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Interesi është i madh për supersfidën mes Partizanit dhe Vllaznisë, ndërsa Laçi përballet në shtëpi me Egnatian. Newsport.al ka arritur të mësojë gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në këto sfida.
Në kompleksin Partizani, sektori i Gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur t’ia besojë Kreshnik Bajramajt. Edhe pse nuk ka një stemë FIFA, ai shihet si i duhur për të gjykuar këtë takim të rëndësishëm të Kupës së Shqipërisë.
Sakaq, në Laç është caktuar si arbitër i parë Eldorian Hamiti. Kujtojmë që Vllaznia ka fituar në ndeshjen e parë me rezultatin 3-1, ndërsa Egnatia – Laçi ka përfunduar në barazim 0-0.
Poll