Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Një gjyqtar i FIFA-s për derbin e kryeqytetit, në VAR gjykon dëshmitari i titullit kampion të Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Një gjyqtar i FIFA-s për derbin e kryeqytetit, në VAR

Eldorian Hamiti do të jetë arbitër kryesor në ndeshjen Tirana - Partizani. Burime për newsport.al bëjnë me dije që gjyqtarit të kolegjiumit të Lezhës i është besuar kjo supersfidë e javës së gjashtë të Superiores.

Eksperienca e tij në ndeshje të tilla, si dhe stema e FIFA-s e bëjnë atë të duhurin për të drejtuar këtë derbi që nuk luhet vetëm për rezultatin, por edhe për prestigjin e dy skuadrave.

Të njëjtat burime bëjnë me dije që në dhomën e sistemit VAR do të jetë një tjetër arbitër me eksperiencë. Kridens Metës i është besuar të "komandojë" nga VAR-i, i cili dy sezone më parë ishte dëshmitar në fitoren e Partizanit që siguroi matematikisht titullin kampion. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin "Air Albania", në orën 19:45.

Tirana gjendet në vendin e parë me 11 pikë, ndërsa Partizani në vendin e tetë me 4 pikë. Një triumf i mundshëm i bardhebluve, do të thellonte krizën e të kuqve, ndërsa një fitore e Partizanit do të kthente për mirë situatën e vështirë që ka përfshirë 16-herë kampionët e Shqipërisë. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga