
Leonardo Melazzi do t'i bashkohet ditën e nesërm Kukësit në stërvitje. Burime për newsport.al bëjnë me dije që lojtari nga Uruguaji do të jetë në një periudhë prove te verilindorët, ku do të jetë trajneri Gjoka së bashku me stafin teknik që do të vendosin nëse ai do të qëndrojë ose jo për sezonin e ri.
Melazzi është 25 vjeç dhe luan si mesfushor i avancuar ose sulmues. Ai ka një karrierë të pasur futbollistike, edhe me emra të njohur. Sebastian ka luajtur me disa skuadra si Genoa, Lugano, Miramar Misiones, Danubio, Fenix, Chiasso dhe së fundmi Racing.
Ditën e nesërme
Poll