Dinamo City dhe Partizani do të përballen pasditen e sotme në orën 18:00. Ndeshja e javës së 5-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Një ndeshje mjaft e rëndësishme dhe interesante, teksa është zbuluar dhe arbitri që do të gjykojë këtë derbi. Bëhet fjalë për arbitrin, Enea Jorgji. 39-vjeçari vjen të gjykojë këtë ndeshje të Superiores menjëherë pasi gjykoj në mesjavë ndeshjen e Champions League, midis Young Boys dhe Leipzig.
Asistentet e kryesorit Jorgji do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, teksa arbitër i katërt është Orlando Kuka. Në dhomën e VAR-it, Jorgji do të ketë mbështetjen e Olsion Yzeiraj.
[caption id="attachment_707155" align="alignnone" width="678"] Enea Jorgji gjate gjykimit te ndeshjes Young Boys - Leipzig[/caption]