Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Nga Lushnja në Rumani dhe Turqi, Enriko Papa flet si lojtar i lirë: Kam patur kontakte me klubet shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Nga Lushnja në Rumani dhe Turqi, Enriko Papa flet si lojtar i

Nga Emanuel Loci

Enriko Papa është lojtar i lirë, që prej verës së kaluar. Aventurën e fundit e kaloi në Rumani, pasi Rizespor e huazoi te Sepsi. Prej atëherë futbollisti nga Kuçova nuk ka luajtur për një skuadër tjetër. Padyshim do të ishte afrimi i duhur për çdo skuadër në elitën e futbollit shqiptar dhe jo vetëm.

Në një intervistë ekskluzive për Newsport.al, flet për vitet e kaluara larg futbollit shqiptar. Mesfushori 30-vjeçar u largua në vitin 2018 nga Shqipëria, pasi përfundoi eksperiencën te Lushnja. Asnjëherë pa vështirësi, pasi siç tregon vetë lojtari ka pasur dhe të papritura.

Vitet kanë kaluar, ndërsa objektivi mbetet që të qëndrojë jashtë Shqipërisë. Kontaktet me klubet shqiptare nuk i kanë munguar, por Enriko Papa e sheh veten se akoma mund të luajë në nivele më të larta. Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë.

Lojtar i lirë që nga vera, përse kjo zgjedhje?

Kjo zgjedhje ndodhi sepse u ktheva te Rizerspor nga huazimi që fitova kupën me Sepsin dhe çdo gjë ishte në rregull, filluam fazën përgatitore dhe po luaja shumë mirë në miqësore. Madje në një ndeshje shënova gol. Para se të fillonte kampionati, ditët e fundit të gushtit, trajneri më thirri dhe më tha që në pozicionin tim do marrin lojtar nga Premier League, siç e morën. Dhe nuk ka më vende se aty është me vende të huajsh kampionati, ishte i detyruar të më hiqte nga lista. Më tha mund të qëndrosh po nuk do luash, kështu që nuk mund të rrija në një shtet larg familjes dhe mos të luaja. E bisedova me presidentin dhe ramë dakord, mora një pjesë të mirë parash dhe mbeta i lirë. Para se të bëja këtë zgjedhje, bisedova me një ekip iranian dhe paguanin mirë, ramë dakord parimisht. Prisha kontratën me Rizespor për të shkuar atje. Ndërruan mendje në moment të fundit morën një lojtar spanjoll që ka luajtur me Real Betis. Nga ai moment ngela i lirë kam, pastaj kisha kontakte nga Shqipëria po nuk isha i sigurtë.

Vuani prej ndonjë dëmtimi?

Jo nuk vuaj nga asnjë dëmtim, shyqyr zotit çdo gjë është mirë. Kam bërë stërvitje individuale me Roland Peqinin dhe Klaudio Hoxhën, që i kam shokë.

Jeni nga ata lojtarë që janë larguar në moshë të re nga Superiorja, dhe kanë arritur të luajnë për vite me radhë jashtë. Si kanë shkuar për ty këto eksperienca? Kujtimet më të bukura?

Të them të drejtën deri sa jam larguar nga Shqipëria ka qenë periudhë e vështirë  sepse në Shqipëri ka qenë e vështirë të luash, ashtu ishin rrethanat. I kam thënë dhe në emisione të tjera, më përpara duhet të kishe miq të luaje në ekipe të forta. Përshembull  të vija nga Kuçova në Tiranë, siç erdha ishte e vështirë të ecje. Viti i fundit te Lushnja dhe kam luajtur mirë, më kanë vëshguar nga jashtë. Kosta Grillo, rrahmet pastë, i ndjeri më ka ndihmuar më lidhi me gazetar grek. Dhe u bë transferimi në Rumani.

Dhe atje ka qenë shumë e vështirë për mua sidomos kur shkova. Ishte problem me vizën. Kam ndejtur 3-4 javë pa luajtur në fillim. Pastaj avash avash aktivizohesha disa minuta sepse normalisht ato në vendin tim kishin bërë mirë. Kur m’u dha rasti me Steauan e Bukureshti luajta në formacion, shënova gol dhe ishte fati im sepse mora vendin e titullarit. Në janar të vitit parë u ndërruar trajneri dhe ai donte të më hiqte. Isha gati për të ikur, por nuk pranova të largohesha. Me Ludogorets në fazë bëm miqësore. Aty më ndihmoi Sokol Haxhia sepse erdhi me menaxherë nga ekip i huaj dhe i thanë aktivizojeni se duam ta marrim. U aktivizova dhe luajta mirë, pastaj presidenti nuk më la të iki. Vitin e dytë u bëra kapiten dhe luajta 3 vite rrjesht.

Ekipi kapi vendin e tretë, që nuk kishte ndodh asnjëherë. Play-off që ishte histori sepse ishte ekip i vogël dhe Europa League. Tre vjet rresht në “play off”, në Europë dolëm 2 herë. Pastaj kalimi te Rizespor. Një trajner me origjinë shqiptare, ai më bindi të shkoj te Rizespor sepse kam pasur oferta nga skuadra në Superligën turke si Istanbulspor, Sivaspor. Më bindi si nga ana financiare dhe ana e projektit. Trajneri ishte legjendë turke.

Në fillim gjithçka ka shkuar perfekt. Në debutim shënova gol kundër ekipit të Balaj, Bardhi dhe Marës. Ka qenë eksperiencë e bukur. Kam luajtur të gjitha ndeshjet deri në janar, më pas ndodhi një keqkuptim dhe nuk doja të qëndroja më për shkak dhe të largësisë. Ka qenë kohë e vështirë dhe te Sepsi më kërkuan me ngulm. Fituam kupën e Rumanisë dhe për atë objektiv shkova. Ishin shumë këmbëngulës ndaj meje dhe çdo gjë ka qenë në rregull, kam qenë me fat që shkova.

Kanë qenë shumë momente të bukura këto vite që kam luajtur jashtë dhe që do vazhdoj të luaj jashtë sepse ky është objektivi. Kam shumë oferta nga jashtë dhe jam i lumtur. Dhe në Shqipëri kam pasur, nuk e mohoj dhe i falenderoj të gjithë që më kanë menduar. Nuk është momenti besoj për t’u kthyer në Shqipëri tani se kam dhe disa vite që të luaj jashtë në nivele më të larta se ai shqiptar.

Keni pasur kontakte me klube shqiptare dhe a jeni i hapur për një rikthim në Shqipëri? Ndonjë preferencë?

Kam pasur disa kontakte sepse afërsisht të gjithë trajnerët dhe drejtorët tani, kanë qenë lojtarë kur kam filluar të luaj unë. Jam shumë i lumtur që më kanë menduar. I falenderoj shumë por i kam refuzuar sepse nuk mund të vija në Shqipëri në këto momente. Kam oferta nga Arabia, duhet t’i shqyrtoj, kam bërë bisedimet dhe pres të konkretizohen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga