
Janë ditët e fundit organizative për ndeshjen Maqedoni – Shqipëri, takim i cili do të luhet në datën 5 shtator në Strumicë. Shërbimet inteligjente të dy vëndeve po rakordojnë planin e masave për këtë takim që është klasifikuar si i një rrezikshmëri shumë të lartë.
Newsport.al ka mësuar ekskluzivisht se në këtë ndeshje, me autobuzin e skuadrës Kombëtare të Shqipërisë si asnjëherë më parë do të udhëtoj dhe presidenti Armando Duka.
Kreu i FSHF-së do t’a bëj diçka të tillë për t’i qëndruar pranë skuadrës si një motivim ekstra për një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht në Maqedoni.
Poll