
Tome Kitanovski nuk është më një lojtar i Kukësit. Mbrojtësi maqedonas u largua nga skuadra pas tërmetit të ndodhur në Shqipëri më datë 26 nëntor dhe nuk është kthyer sërish në skuadër.
Newsport.al mëson se mbrojtësi ka njoftuar zyrtarisht ditën e sotme largimin e tij nga klubi verilindorë. Kitanovski ishte një prej lojtarëve titullar të skuadrës në krahun e majtë dhe dhe zhvilloi 13 ndeshje si titullar.
Tashmë skuadra që drejtohet nga Shpëtim Duro duhet të bëjë llogarit pa mbrojtësin që "braktis", ekipi në mes të sezonit.
Poll