Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Mirel Josa largohet nga Laçi, kurbinasit rikthejnë trajnerin shkodran

Shkruar nga NEWSPORT

Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i Laçit. Humbja me Skënderbeun me rezultatin 0-1 në javën e 26-të të Superiores mesa duket ka “mbushur” kupën dhe palët i kanë dhënë fund bashkëpunimit.

NeWsport.al ka mësuar se vendin e Mirel Josës do ta zërë një emër jo i panjohur për futbollin kurbinas. Armando Cungu do të jetë trajneri i ri i Laçit, i cili do të marrë në dorë “frenat” e ekipit deri në fund të sezonit. Gjithçka është kryer që ditën e djeshme, teksa mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.

Për teknikun shkodran është një rikthim në pankinën e Laçit pasi më herët e ka drejtuar në sezonin 2014/2015 dhe 2019/2020.

[caption id="attachment_726386" align="alignnone" width="551"]Armando Cungu Armando Cungu[/caption]

Kujtojmë që Laçi po kalon një moment të vështirë, ku ndodhet në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit. Skuadra kurbinase është vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë, duke qenë dhe kjo arsyeja e ndryshimit të trajnerit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga