Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Mbrojtësi i Erzenit i "shkel" syrin Teutës: E tashmja dhe e ardhmja, një mesazh për Edi Martinin

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Mbrojtësi i Erzenit i "shkel" syrin Teutës: E

Erzeni është një nga skuadrat që synon të ngjitet në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshmë. Skuadra shijakase është treguar mjaft aktive në merkato duke afruar disa lojtarë me eksperiencë dhe në krye të saj ka emëruar një ekspert si Stavi Nica. Një nga lojtarët kyç të ekipit është edhe mbrojtësi Mario Teqja. Në një intervistë për "Newsport.al", 23-vjeçari tregon objektivat e klubit, ofertat që kanë ardhur në adresë të tij si dhe skuadrën që dëshiron të luajë në të ardhmen.

Si po shkon minifaza përgatitore?

Minifaza përgatitore po shkon shumë mirë. Kemi zhvilluar edhe 2 ndeshje miqësore të cilat i kemi fituar të dyja.

Keni qenë mjaft aktiv në merkato, a mendon se skuadra është e kompletuar?

Me ardhjen e tranjerit Stavri Nica kemi bërë 3 afrime në repartet ku kemi nevoj dhe besoj se skuadra është e kompletuar.

Cili është objektivi i Erzenit këtë sezon?

Objektivi i Erzenit këtë vit është padyshim ngjitja në Superiore. Duke parë që kemi një tranjer me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar dhe lojtarë të afruar nga Superliga si Rezi, Xhemalaj dhe Lajthia në huazim nga ekipi i Teutes normalisht që objektivi është Kategoria Superiore.

Po në aspektin personal cili është objektivi juaj?

Objektivi personal është të luaj në Kategorinë Superiore vitin e ardhshëm.

Jeni përballë më të gjitha ekipet kë shihni si rivalë?

Ekipet rivale te Erzenit mendoj se janë Kastrioti dhe Beslidhja të cilat kanë nje grup lojtarësh të mirë dhe me eksperiencë.

Keni pasur oferta këtë merkato?

Këtë vit kam patur shumë oferta nga Kategoria e Parë dhe nga Superliga e Kosovës, por vendosa të qendroja sërish në Shijak sepse me pëlqeu projekti I klubit.

Për kë bëni tifo në Kategorinë Superiore dhe nëse do të ishte në dorën tuaj për skuadër dëshironi të luani në Superligë?

Në Kategorinë Superiore sigurisht për ekipin e qytetit bëj tifo që është Teuta dhe do dëshiroja të luaja dhe të kontriboja për qytetin tim.

Intervistoi/ Renaldo Gremi/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga