Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Magani e do në skuadër, Egnatia tenton ish-qendërmbrojtësin e LAÇIT

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Magani e do në skuadër, Egnatia tenton

Eglentin Gjoni po kërkohet nga klubi i Egnatias. Trajneri Gugash Magani e njeh mirë ish-qendërmbrojtësin e Laçit dhe burime për Neësport.al tregojnë se tekniku peqinas u ka kërkuar drejtuesve për ta pasur në ekip. Palët janë në bisedime dhe akoma s'është arritur një marrëveshje konkrete.

Eksperienca e 28-vjeçarit në Superiore si dhe cilësitë e tij në repartin e mbrojtjes, e kanë bërë të duhurin për stafin teknik të Egnatias. Sezonin që lamë pas, ai ishte pjesë e Drenicës në Superligën e Kosovës, ndërsa tanimë është futbollist i lirë.

Siç kanë deklaruar dhe drejtuesit e Egnatias, po tentohet të ndërtohet një skuadër kompetitive për sezonin e ri për të mos qenë thjesht kalimtarë mes më të mirëve. Zhvillime të reja priten në vazhdim në klubin rrogozhinas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga