Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Kukësi i ofroi 50 mijë euro në dorë lojtarit të Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Ekskluzive/ Kukësi i ofroi 50 mijë euro në dorë lojtarit

Jo pak, por plot 50 mijë euro në dorë i ofroi Kukësi sulmuesit shkodran të Partizanit, Xhevahir Sukajt, i cili aktualisht është duke bërë një provë në Malejzi. Përveç kësaj shume joshëse, që do ta merrte në dorë, Sukaj do të merrte edhe rreth 50 mijë euro të tjera gjatë kampionatit, të ndara në këste apo rroga mujore. Shifra vërtet të frikshme për kampionatin shqiptar, që mund ta bindin lojtarin shkodran të veshë fanellën e Kukësit sezonin e ri, por më parë duhet pritur përgjigjia e provës me ekipin melejzian, që normalisht ka afruar më shumë. Ai që vendos është vetë Sukaj.

Shkodrani u rikthye në kampionatin shqiptar sezonin që shkoi, duke luajtur për Partizanin dhe duke qenë goleadori i tij. Kuksianët e pëlqejnë shumë këtë lojtar, ndaj dhe kanë bërë këtë ofertë të majme.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga