Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Kukësi godet në merkato, akord me ish lojtarin e Dinamos dhe Besës

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Kukësi godet në merkato, akord me ish lojtarin e Dinamos

Kukësi tashmë iu ka rikthyer punë për sezonin e ardhshëm. Verilindorët ishin më të prekurit përsa u përket largimëve këtë sezon. Por kjo gjë bëri që drejtuesit të hedhin sytë nga merkato teksa ditën e sotme ata njoftuan goditjen e parë zyrtare.

Kukësi arriti të afronte mbrojtësin e krahut, Blerim Sahitaj. Por, fill pas këtij zyrtarizimi ata përgatiten për të bërë goditjen e radhës. Burime të besueshme pranë klubit bëjnë me dije për Neësport.al se verilidorët kanë arritur akordin me ish-futbollistin e Besës.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Endri Reçi. 22-vjeçari e mbylli aventurën e tij me Besën në fund të sezonit duke dalë kështu një lojtarë i lirë. Kujtojmë që Reçi më parë ka luajtur për skuadra si Dinamo, Kastrioti, Pogradeci dhe së fundmi Besa.

Tashmë futbollisti pritet t’i bashkohet Kukësit në ditët në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu