Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Josa te Shkëndija e Tetovës? Ish-trajneri i Skënderbeut tregon të vërtetën

Shkruar nga NEWSPORT
Ekskluzive/ Josa te Shkëndija e Tetovës? Ish-trajneri i

Prej pak ditësh është lakuar së tepërmi kalimi i ish-trajnerit të Skënderbeut në radhët e skuadrës shqiptare në Maqedoni, Shkëndijës së Tetovës. Tetovarët ditën e djeshme humbën shansin për të dalë në krye të tabelës së renditjes, pasi humbën derbin kundër Vardarit, gjë që ka shkaktuar probleme të shumta me trajnerin Bruno Akrapoviç, i cili e mori drejtimin e skuadrës në janarin e këtij viti.

I kontaktuar nga "newsport.al", Mirel Josa tregon të vërtetën rreth kësaj çështjeje, ku nuk mohon kontaktet me klubin tetovar: "Fjalët që qarkullojnë ditët e fundit, unë nuk i di se nga kanë dalë. Por, e vërteta është se klubi i Shkëndijës ka kontaktuar me mua afro tri javë më parë. Çdo gjë ka mbetur deri këtu, ndërsa në ditët e fundit po shoh në media që ka interesim. Por unë nuk kam kontaktuar sërish", tha Mirel Josa, ish-trajneri i Skënderbeut, aty ku u shpall 4 herë kampion radhazi dhe arriti të luajë në grupet e Europa League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga