Zëdhënësja e shtypit pranë FSHF-së, Jona Dervishi, bukuroshja që ka ndryshuar pamjen e zyrave të institucionit më të lartë të futbollit në vend rrëfehet disa orë përpara se Kombëtarja të marrë vesh lajmin për kualifikimin në fazën e 1/8-ave apo të kthehet në Tiranë. Bukuroshja shpreh emocionet e saj sesi e ka përjetuar Europianin, ndërsa nuk mohon lidhjet e saj me Turqinë, skuadër që mbrëmjen e djeshme “shoi” 99% të shpresave tona për kualifikim. Megjithatë, Jona mbetet shqiptare dhe mbështet me zemër ekipin që po na krenon nga dita në ditë.
-Si po e përjeton Jona Europianin?
Europiani erdhi si një përrallë e bukur që ne e përjetuam për herë të parë, ndaj emocionet janë pa kufi.. Jo vetëm për mua, por për të gjitha zemrat shqiptare anembanë botës …
-Si e vlerëson Kombetaren? -Çfarë note i jep?
– Kombëtarja vlerësohet me notën 10 , pasi është ajo çka bëri krenarë një Shqipëri të tërë! Një Shqipëri jo e pasur ekonomikisht por me një pasuri të veçante që quhet “Kombëtare” Tashme të gjithe flasim me gjuhën e futbollit.
-Sa vet po punojnë tani në FSHF?
-Në FSHF punohet githnjë, puna nuk matet me sa njerëz janë, por me bashkëpunimin mes tyre si dhe me frymën pozitive që rrethon gjithnjë këtë institucion.
Si po e përjeton grupi që ka mbetur aty dëshirën për t'u kualifikuar Kombëtarja?
-Patjetër që përpos dëshirës së jashtëzakonshme, këto janë edhe momente ankthi.. Pasi nuk varet më gjë nga ne, tashme sytë tanë janë nga kombinimi i ndeshjeve në mënyrë të tillë që të mund të kalojmë grupin. Shpresa vdes e fundit kur diçka dëshirohet me shpirt, por gjithsesi siç thuhet në kompeticione prestigjoze.. Rëndesi ka pjesëmarrja . Në fund të fundit jemi fitues moral.
Je shprehur se je gjysmë turke, mbrëmë me kë bëre tifozeri nga fillimi në fund?
-Kush mohon rrënjët e veta, mohon ekzistencën e tij dhe të të parëve të tij. Unë jam Shqiptare dhe kam emër shqiptar si deti i bukur JON, prej nga kam dhe nënën time! Por, që kam edhe një damar turk, e kam dhe është një e vërtetë e pamohueshme. Gjithsesi ndeshjen e djeshme e pash me një grup shokësh shqiptar dhe nga Turqia. Këta të fundit bënin tifo për Shqipërinë vetëm prej meje, duke u mërzitur për golin e dytë që shënoi skuadra e tyre. Tifozë jam vetëm dhe vetëm me Shqipërinë, por pëlqime patjetër që kam si kushdo njeri tjetër në këtë botë që ka nga një skuadër që e simpatizon.
Sot janë shanset e fundit të Shqipërisë, çfarë pret?
Siç thashë, shpresa vdes e fundit, ndaj unë do vazhdoj të shpresoj për Kombëtaren deri në çastin e fundit… Por, jam gjithsesi e lumtur që morëm pjesë në këtë kompeticion dhe bëmë një super gol nga super Sadiku, i cili theu dhe “mallkimin” e Rumanise.. Tashme asgjë nuk është më e pamundur..