Elbasani është skuadra që ka bërë goditje “big” në këtë merkato vere. Elbasanasit kanë marrë lojtarë që kanë luajtur në Superiore. Futbollistë që do të jenë një vlerë e shtuar për Nevil Deden. Afrimet nuk kanë ndërmend të ndalen.
Edon Hasani do të jetë lojtari më i ri i Elbasanit. “Newsport.al” ka mësuar se mesfushori i njohur ka vendosur të vazhdojë karrierën në Kategorinë e Parë, teksa do të mbajë veshur fanelën verdheblu.
Ish-futbollisti i Tiranës që e mbylli karrierën te Kastrioti do të prezantohet ditën e sotme në ambientet e skuadrës, teksa zyrtarizimi mbetet çështje orësh. Gjithashtu nuk mbaron me kaq, pasi një tjetër futbollist "big" pritet të zbarkojë në Elbasan, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Me afrimin e Hasanit shkon në 13 numri i lojtarëve të afruar gjatë kësaj periudhe. Mesfushori shkodran është lojtari i 5-të që firmos me Elbasanin dhe që vjen nga radhët e Kastriotit. /Newsport.al/
[caption id="attachment_696266" align="alignnone" width="1404"] Edon Hasani kur luante me Kastriotin[/caption]