Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Imami shqiptar që dashuron futbollin tregon të pathënat dhe miqësitë me futbollistët

Shkruar nga NEWSPORT

Ahmed Kalaja, imami i njohur shqiptar ka treguar  lidhjen e ngushtë me futbollin dhe lojtarët e përfqësueses shqiptare, ka folur për lidhjen e tij me këtë sport duke treguar që e aplikon atë dhe vetë në jetën e përditshme. Imami ka treguar për miqësinë që ka me lojtarët e përfaqësueses dhe gjithashtu ka shprehur kënaqësinë e të qenit tifoz i futbollit.

[caption id="attachment_10199" align="alignleft" width="225"]12512329_10207687470881611_3397383680968363792_n Ahmed Kalaja me Mërgim Mavrajn[/caption]

- Keni një marrëdhënie të ngushtë me futbollin, si ka lindur kjo dashuri?

Faleminderit për intervistën në radhë të parë. Kjo intervistë është disi risi që një imam flet për sportin ose për preferencat e tij fizike. Së dyti dua të theksoj se aktivitetit fizik i sportit gjimnastikës e të gjithë kulturave të tjera, feja i ka kushtuar rëndësi, madje edhe duke i inkujaruar si rasti i hipizmit, notit, atletikës etj. Ne si xhami çdo vit zhvillojmë derbin tonë të Xhamisë "Dine Hoxha". Ndërsa unë si Ahmed kam lozur edhe loz jo si profesionist, po edhe jo si amator. Natyrshëm pra qysh i vogël.

[caption id="attachment_10200" align="alignright" width="225"]11224832_10206514834366431_5923170350083408198_n Imami me Gilman Likën[/caption]

- Si e mbështetët përfaqësuesen shqiptare në Europian? Si ishin emocionet e asaj nate?

[caption id="attachment_10211" align="alignleft" width="252"]sadiku Armando Sadiku me Ahmed Kalanë[/caption]

Me thënë të drejtën kishte më shumë se 11 arsye për ta mbështetur përfaqsuesen shqiptare, sa të lidhura me hobin tim, sa të lidhura me përfaqësimin e një Shqipërie të madhe etnike në këtë skuadër fakt i mohuar prej 100 vitesh. "Shqipëri Londineze" po që janë për t'u theksuar edhe lidhjet vllazërore të besimit me një numër të madh aty brenda skuadrës të besimtarëve që praktikojnë lirshëm ritet fetare.

Për emocione mos fol. Në ndeshjen me Francën u kompaktuam si xhemat prandaj faljen e darkës e vonuam të gjithë, si xhemat në limitet e tij në mënyrë që njerëzit kur të faleshin të përkushtoheshin e jo te mendonin se ç'bëhej në fushë, natën e përballjes me Francën. Në kohën e rregullt kemi treguar me të vërtetë se jemi një skuadër me kapacitet edhe e barabartë me të tjerët, pastaj caktimi i Zotit është i padiskutueshëm.

Mbështetja jonë ishte me kontaktet qe kishim me djemtë aty brenda po edhe me lutje, me konsulenca e mbështetje private etj etj.

- Pas eliminimit të Shqipërisë, për kë skuadër bëni tifo dhe sa e ndiqni?

Unë nuk shquhem shumë për tifoz, as nuk jam i apasionuar shumë për të ndjekur. Unë bëj tifo kur bashkohen shumë gjëra, jo thjesht për

skuadra specifike.

[caption id="attachment_10202" align="alignleft" width="300"]13240748_10208084436645507_4797305017147971435_n Këngëtari Gold AG, Imami Ahmed Kalaja, Andi Lila[/caption]

- Tani është muaji i bekuar i Ramazanit, ka shumë lojtarë që luajnë në Shqipëri, që e mbajnë? Cilët prej tyre vijnë pranë jush dhe e ndjekin në mënyrë të rregullt?

Përvec vëllezërve të kombëtares , te tjerë janë shume duke nisur nga J.Hyka e duke mbaruar me djemtë e Tiranës si : Muça,Lika, Daja etj. Partizanit si ; Kalari, Sylka. Skënderbeut,Teutës, Tërbunit, Shkumbinit, Flamurtarit. Po edhe shumë nga derbi i kalcetove si Mucollari etj.

- Jeni i pari imam në Shqipëri që jeni i lidhur me futbollin... Ç'mund të na thoni për këtë?

Jo s'jam i pari as i fundit, po thjesht u dalluam në këtë kohë sfidash te mëdha.

- Në kombëtare ke shoqëri me shumë lojtarë. Çfarë dhurate të sollën nga Franca?

[caption id="attachment_10204" align="alignright" width="300"]k Ahmed Kalaja me Elvis Prençi[/caption]

Të them të drejtën shumë, po më e rëndësishmja ishte se i takova. Më kishte marre malli shumë, kjo ishte më e veçanta.

- Skuadra e preferuar në Shqipëri, cila është?

Djemtë janë të shpërndarë në skuadra të ndryshme, kështu që e kam të vështirë të prononcohem.

- Me kë nga lojtarët e kombëtares ke njohje personale?

Fati më ka krijuar mundësinë t'i njoh të gjithë. Por me Mavrajn, Lilën, Sadikun, Ramajn dhe Shalën kam një marrëdhënie më të ngushtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga