Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ I skadon kontrata pas 6 muajve, Juljan Shehu flet për të ardhmen: Isha në bisedime të rinovoja

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ I skadon kontrata pas 6 muajve, Juljan Shehu flet për të

Juljan Shehu spikati me Laçin deri verën e kaluar, para se të niste aventurë të re në Poloni me Widzew Lodz. Mesfushori shkatërrues po zhvillonte sezonin e dytë, para se të dëmtohej dhe të fillonte fazën e rikuperimit.

Shehu ia doli të spikasë duke fituar fanellën e titullarit, madje dhe duke asistuar dy herë. I detyruar të mos luajë prej fundit të nëntorit, rikuperimi i tij kërkon pak kohë. Në një intervistë për Newsport.al, 25-vjeçari tregon për këtë fazë delikate të karrierës së tij.

I pyetur po ashtu se çfarë do të vendosë për të ardhmen, pasi kontrata përfundon në fundin e sezonit, mesfushori shkatërrues tregon se çdo gjë është në dorën e menaxherëve.

Si po shkon rikuperimi nga dëmtimi që pësuat dhe kur pritet rikthimi në fushë?

Rikuperimi po shkon shumë mirë. Ishte pak e vështirë në fillim, por tani ndjehem mirë. Rikthimi besoj do kërkojë pak kohë. Nuk mund të them një datë fikse, por shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur.

A e keni ndjekur Superioren këtë sezon dhe kë shihni favorit për titullin kampion?

E kam ndjekur sa kam pasur mundësi. Nuk e di të them me siguri kush mund të jetë kampion sepse skema që është bërë këtë vit e ka bërë më të vështirë fundin. Di të them që Tirana, Partizani dhe Egnatia janë favoritë për mendimin tim.

Laçi po kalon një periudhë tranzicioni me shumë lojtarë të rinj dhe Serxho Ujkën që ka marrë stafetën tuaj. Çfarë mendoni për ish-klubin?

Laçi është një klub që ka organizim shumë të mirë dhe që i jep mundësi lojtarëve të rinj të tregojnë cilësitë e veta në kampionatin tonë. Ka dhe lojtarë me potencial si Ujka, siç e përmendët dhe ju që herë pas here nxjerrin ekipin nga situata të vështira. Si çdo ekip në periudha tranzicionesh është pak e vështirë, por mendoj që Laçi këtë vit ka treguar që është ekip konkurrues.

Kontrata skadon në fundin e sezonit. Do rinovoni apo ju mungon Shqipëria?

Isha në bisedime për rinovimin e kontratës para se të dëmtohesha, por tani me këtë pjesë po merren menaxherët e mi./Emanuel Loci/

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga