
Elvis Kovaçi mund të konsiderohet lojtari i parë i Erzenit në këtë merkato dimri. Burime të besueshme pranë klubit shijakas bëjnë me dije për Newsport.al se 24-vjeçari ka arritur parimisht akordin. Gjithçka është drejt fundit në mënyrë që të hidhet e “zeza mbi të bardhë”, teksa kanë mbetur disa detaje financiare.
Të njëjtat burime tregojnë se lojtari kishte kërkuar largimin nga Apolonia, por drejtuesit s’e kishin të lënë të lirë. Në këto kushte ai është detyruar të paguajë klauzolën e “divorcit” që arrinte një shumë prej 7 mijë eurosh. Shtashkurtri luan si mesfushor para mbrojtje, duke u vlerësuar maksimalisht nga trajneri Xhevahir Kapllani.
Në këtë sezon, ai është aktivizuar në 6 ndeshje me Apoloninë në Kategorinë e Parë, duke arritur të shënojë edhe 1 gol. Tanimë s’mbetet gjë tjetër veçse të pritet zyrtarizimi nga ana e klubit shijakas që në këtë edicion të elitës ka surprizuar gjithë sportdashësit shqiptarë. /Retin TOKA/