
Vllaznia
Vllaznia do të luajë me Egnatian në finalen e madhe të titullit. Një sfidë që do të vendosë edhe skuadrën kampione të këtij sezoni.
Përballje kjo që do të zhvillohet ditën e hënë në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”. Siç dihet biletat për këtë finale kanë dalë prej ditësh në shitje, me tifozët që mund t’i sigurojnë ato online.
Por klubi shkodranë ka dhënë lajmin e rëndësishmë për tifozët e saj. Tashmë biletat për tribunën E205 – E206 mund t’i blejnë edhe fizikisht. Kjo do t’u japë mundësinë që shumë tifozë, të cilët nuk kanë mundur t’i sigurojnë online, mund t’i blejnë fizikisht pranë dyqanit Universal në Shkodër.
View this post on Instagram
Poll